Turqia për një vit ka eksportuar mbi 160 miliardë dollarë mallra

Turqia për një vit ka eksportuar mbi 160 miliardë dollarë mallra

Republika e Turqisë gjatë vitit 2017 ka eksportuar mallra në vlerë prej rreth 160 miliardë dollarë, vlerë kjo 10.5 për qind më e lartë sesa në periudhën paraprake.

Lidhja e Eksportuesve të Turqisë (LET) ka publikuar një raport në të cilin është thënë se në muajin mars të këtij viti, Turqia ka eksportuar në vlerë prej 15.106 miliardë dollarë, raporton “AA”.

Ky është eksporti më i lartë ndonjëherë i Turqisë gjatë muajit mars, që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, paraqet një rritje prej 11.5 për qind.

Po ashtu në këtë raport është theksuar se në tre muajt e parë të këtij viti, Turqia ka eksportuar 40. 727 miliardë dollarë, që është për 10.4 për qind, më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje