Tusk nis turneun në Ballkanin Perëndimor

Tusk nis turneun në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të nis në Tiranë turneun ballkanik.

Deri më 27 prill, ai do të vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin, Prishtinën, Sarajevën dhe Shkupin.

Siç është njoftuar në Bruksel, Tusk do t’ju përçojë zyrtarëve të këtyre vendeve mesazhin se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri më i besueshëm i gjithë rajonit” dhe se Samiti i Sofjes midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të konfirmojë “perspektivën evropiane të rajonit”, raporton “Rel”.

Ky samit mbahet muajin e ardhshëm. Burime nga Këshilli Evropian thanë se Tusk do të bëjë me dije se samiti i 17 majit do të jetë edhe rast për të folur për marrëdhëniet dypalëshe të rajonit me BE-në.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje