Tusk, Ramës: Negociatat me BE-në nuk janë të lehta

Tusk, Ramës: Negociatat me BE-në nuk janë të lehta

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Edi Rama, pasi ka përgëzuar popullin shqiptar për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka thënë se shteti shqiptar ka shumë sfida dhe punë para vetës.

“Negociatat me BE-në nuk janë të lehta. Ëndrra ime është që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt Evropës. Është në interesin më të mirë që Shqipëria të jetë e integruar plotësisht në BE. Ajo që Shqipëria ka bërë është e mjaftueshme për të hapur negociatat. Tani, sfidë është bindja e të gjitha vendeve në qershor për çeljen e negociatave. Unë zakonisht jam i kujdesshëm, por them se jam optimist. BE-ja është investuesja më e madhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Tusk, raporton “TCh”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se do ta ndërtojmë Shqipërinë evropiane.

“Është një proces që kërkon kohë dhe që e kërkon interesi i fëmijëve tanë. Me Presidentin, që është njohës i thellë i rajonit, folëm për procesin e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nënvizova se ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Diskutuam edhe për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi”, ka deklaruar Rama.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje