UEFA ka njoftuar për ndryshimet e reja drastike në LK për sezonin...

UEFA ka njoftuar për ndryshimet e reja drastike në LK për sezonin e ri, do ketë zëvendësim të katërt

Sezoni 2018/19 do të jetë më shumë ndryshime, UEFA këtë të martë ka njoftuar publikun me ndryshimet e reja që do të ndodhin.

Klubet tani do të kenë më shumë fleksibilitet për të ndryshuar fatin e tyre pas afatit kalimtar të janarit.

Do të kenë mundësi që pas fazës së grupeve të regjistrojnë tre lojtarë të rinj pas asnjë kufizim.

Një zëvendësim shtesë do të aplikohet, orare të reja, do të shtohet numri i lojtarëve të ftuar, këto dhe të tjera i gjeni të renditura poshtë në detaje:

– Në rast se skuadrat shkojnë në vazhdime në fazën eliminuese do të lejohet zëvendësimi i katër

– Numri i lojtarëve të ftuar do të zgjerohet, nga 18 në 23, por kjo vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Superkupën e UEFA-s

– Orari i ri në LK: Dy ndeshjet e të martës fillojnë në ora 21:00, kurse ato të mërkurës fillojnë 18:55.

– Skuadrat që e kanë fituar Ligën e Evropës tri radhazi do t’iu lejohet një stemë speciale në krahët e fanellave.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje