Uellsi do e lejojë abortin nga shtëpia

Uellsi do e lejojë abortin nga shtëpia

Shumë gra britanike të Uellsit, nëse kanë shtatzëni të padëshiruar tani së shpejti kanë mundësinë për t’i dhënë fund shtatëzënisë së tyre në shtëpi duke marrë pilulën e abortit.

Kjo pasi Qeveria e Uellsit duket e vendosur të ndjekë rastin e Skocisë në ndryshimin e ligjeve të saj për t’i lejuar ato deri në nëntë javë shtatzëna të kenë një abort mjekësor pa mbikëqyrje, njofton Klan Kosova.

Kjo ka çuar në thirrje të ngjashme nga aktivistët në Angli, të cilët argumentojnë se udhëtimi në dhe nga klinikat shton stresin e grave në një kohë të vështirë.

Shërbimi Këshillimor Britanik për Shtatzëninë, i cili ka bërë thirrje për futjen e pilulës së abortit për përdorim në shtëpi që nga viti 2004, përshëndeti lajmin si si të ‘’shkëlqyer”.

Gratë britanike aktualisht mund të kenë vetëm ndërprerje mjekësore në një klinikë, në të cilën marrin dy tableta – mifepristone dhe misprostol – deri në 48 orë larg për t’i dhënë fund shtatzënisë, dhe vetëm pasi dy mjekë kanë dhënë pëlqimin.

Pasi të ndryshojë legjislacioni, ato nuk do të kenë më nevojë për një kontrollë shtesë për të marrë misprostol, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje