Unai Emery: Detyra ime primare isha ta bëja të lumtur Neymarin, pastaj...

Unai Emery: Detyra ime primare isha ta bëja të lumtur Neymarin, pastaj të kujdesesha për klubin

Unai Emery është larguar javë më parë prej drejtimit të skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Trajneri spanjoll pas një qëndrimi dyvjeçar te parisienët u largua ndërsa së shpejti Thomas Thuchelit do të emërohet në krye të shtabit teknik të kampionëve të Ligue 1.

Strategu edhe njëherë ka zgjedhur t’i rikthehet temës së Neymarit, i cili raportohet se do të largohet gjatë verës prej PSG-së.

(Getty Images)

Ai ka pohuar se e kishte për detyrë ta bënte të lumtur sulmuesin brazilian, pas ardhjes së lojtarit në ekipin që e drejtoi drejt titullit të kampionit të Francës.

“Gjëja e parë që bëra këtë sezon ishte të përcaktoja prioritet dhe kjo ishte: duhet ta bëja Neymarin të lumtur, kjo është gjëja e parë, pavarësisht se ai nuk angazhohej si të tjerët. E dyta ishte të arrija suksese në garat evropiane dhe franceze”, tha Emery.

Ai më tutje tregoi se te Barça, lider është Lionel Messi, në Madrid është Florentino Pérez, dhe në Atletico Madrid është Diego Simeone.

Ndryshe, Emery pritet të marr drejtimin e një skuadre spanjolle gjatë verës ndërsa Neymar mund të largohet prej PSG-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje