Ushqimet që rrisin performancën seksuale

Ushqimet që rrisin performancën seksuale

Që në lashtësi burrat dilnin për gjah në kërkimin e një afrodiziaku natyral që me t’u kapërdirë, t’i transformonte në makina seksi. Në Kinë mund të kërkonit një pjatë kastravecë deti, reputacioni i të cilëve si fuqizues të dëshirës seksuale rrjedh nga prirja për t’u fryrë porsa preken. Në kultura të tjera burri duhet të hajë thëllëzë mashkull të ngordhur, fytyrë hipopotami, apo të ngjyejë objekte në formë mashkullore në vaj. Të marrë spec djegës ose fara hithre dhe t’i vendosë aty ku nuk do të dëshironte, vetëm e vetëm për të përmirësuar aftësinë seksuale. Sipas psikologëve të seksologjisë, çfarëdolloj ushqimi (pak rëndësi ka sa ekzotik është apo në cilën grykë duhet të hyjë), mund të ketë një efekt qetësues. Që do të thotë se do të rritë energjinë, nëse jeni me të vërtetë të bindur se do ta bëjë. Ju këshillojmë të eksperimentoni strategjinë tonë (më e përshtatshme për shqisat e të shijuarit): zhvillo shijen për vitaminat, mineralet dhe barërat që lubrifikojnë mekanizmat. Nisni parapërgatitjet me pak nga këto ushqime dhe minerale të treguara më poshtë, dhe nuk do të vonojë shumë mbledhja e rezultateve.
Mineralet thelbësore për seksin
Të gjitha mineralet dhe vitaminat ndihmojnë, por është zinku ai që bën punën më të vështirë. Ai është i lidhur me pjellorinë, fuqinë, dëshirën dhe shëndetin seksual në kufij të gjatë kohorë dhe ka rol thelbësor në prodhimin e spermatozoideve. Përgjegjëse për pakësimin e vëllimit të spermës dhe të nivelit të testosteronit janë rezervat e pakta me zink. Në çdo ejakulim mund të konsumohen rreth 5 gramë zink, që do të thotë 1/3 e furnizimit të përditshëm. Për fat të mirë zinku është i lehtë për t’u marrë: 110 gramë biftek furnizon gjysmën e nevojës ditore dhe një midhje e vetme siguron të gjithë zinkun që ju duhet. Të pasur me zink janë gjeli, drithërat dhe fasulet.
Efektet e selinos në jetën në çift
Lërini mënjanë spërkatësit me ferromone që duhet të tërhiqnin femrat. Studiuesit, në kërkim të një toniku me të vërtetë të efektshëm, u përqendruan në një hormon të fuqishëm mashkullor, androsteroni, i pranishëm edhe të selinoja. Me sa duket, androsteroni lirohet pas ngrënies, me djersitjen. Thuhet se androsteroni tërheq femrat: mos u nëse ju afrohet ndonjëra. Edhe nëse nuk do të keni aq shumë fat, kujtohuni se po konsumoni ushqim me pak kalori, të pasur me fibra që ju ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe ju freskon frymëmarrjen.
Ushqimet që shmangin problemet seksuale
Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike.
Afrodiziakët nxisin dëshirën
Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.
Ushqimet zgjojnë epshin
Që kur njerëzit e parë filluan jetën, lidhja midis të ngrënës dhe seksit kanë qenë temat e qëndrueshme të të gjitha kulturave. Në një botë perfekte, mendohet se çfarëdo lloj ushqimi natyral, i freskët, tërheqës në pamje, i shijshëm dhe i këndshëm, do të thotë të njëjtat cilësi që çdokush do t’i dëshironte në një çift, do të ishte afrodiziake. Por, ashtu sikundër ka metoda për të nxitur dëshirën, njihen edhe ato që e shuajnë atë. Por ka edhe substanca të cilat konsiderohen fatale për dëshirat, valeriani në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë. Po kështu banjat me ujë të ftohtë nuk janë të këshillueshme, sepse nuk mund të ndihmojnë për të zgjuar dëshirat. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.
Ushqimet
Ushqimi që konsumoni mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në jetën tuaj seksuale, duke ndikuar tek hormonet, kimia e trurit, niveli i energjisë dhe i stresit. Disa ushqime kanë veçori psikoaktive dhe mund të rrisin qarkullimin e gjakut në organet tuaja. Një nga bimët më të rëndësishme është Damiana. Gjethet e Damiana-s janë përdorur prej shumë kohësh si një afrodiziak për rritjen e energjisë seksuale nga meksikanët. Kjo bimë ka efekte për stimulimin seksual tek femrat dhe meshkujt, në rritjen e energjisë, trajton astmën, depresionin, impotencën dhe problemet menstruale. Historikisht damiana është përdorur për të qetësuar simptomat e ankthit nervozizmit dhe depresionit. Kjo bimë është përdorur gjithashtu për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar kapsllëkun.

Ja 10 afrodiziakët më të mirë

10. Shpargu
Një herbalist anglez në shekullin e 17-të, Nicholas Culpepper, shkruan se shpargu (asparagus) “nxit epshin tek burrat dhe gratë.” Shpargu është një perime që përmban kalium, fibra, vitaminë B6, vitamins A dhe C. Po ashtu ai përmban tiaminë dhe acid folik. Një studim nga britanikët ka arritur në përfundimin se shpargu përmban një aminoacid që quhet asparagin, i cili kur metabolizohet në organizëm sjell efekte në nervat e traktit urinar. Në Indi ekziston një lloj shpargu me emrin “shatavari” që do të thotë “grua me shumë burra”

9. Çokollata
Çokollata njihet nga të gjithë si afrodiziaku më natyral. Ajo përmban një substancë, phenylethylamine që njihet edhe si ‘kimikati i dashurisë që çliron dopaminën në qendrën e kënaqësisë në tru dhe kjo mund të arrrijë pikun gjatë orgazmës. Pa dyshim që çokollata renditet në vendet e para të listës së ushqimeve që ndezin epshin.

8. Mjalti
Mjalti është një tjetër ushqim afrozodiak që ka dhënë prova. Ai përmban grupin e vitaminave B, të nevojshme për testosteronin. Ai është gjithashtu një burim i boronit, që ndihmon trupin të përdorë më mirë dhe të emtabolizojë estrogjenin apo hormonin seksual femëror. Studimet kanë treguar se boroni mund të rrisë gjithashtu nivelin e testosteronit në gjak, hormon ky që përgjegjës gjithashtu për pasionin dhe orgazmën tek meshkujt dhe femrat.

7. Bananet
Ashtu si dhe shpargu bananet kanë formë fallike. Indianët i cilësojnë bananet si afrozodiakët më të mirë natyralë. Bananet përmbajnë kalium, vitaminë B dhe magnez. Energjia seksuale tek meshkujt mund të rritet nga enzimat dhe mineralet që ndodhen tek bananet.

6. Nenexhiku
Nenexhiku ka efekte shumë pozitive për organizmin dhe ka një aromë shumë të veçantë. Ai është futur në listën e afrodiziakëve pasi stimulon dëshirën seksuale dhe shton të rrahurat e zemrës. Nëse ftoni të dashurin tuaj për darkë mos harroni të gatuani me nenexhik.

5. Fiku
Nëse ndani një fik në gjysmë do të shihni një ngjashmëri me organin femëror megjithatë kjo nuk është e vetmja arsye pse fiku futet në listën e afrozodiakëve. Grekët e lashtë e konsideronin fikun si frut të shenjtë dhe si përgjegjës për mbarëvajtjen e dashurisë dhe fertilitetin! Fiku ka gjithashtu shumë efekte të tjera për organizmin.

4. Kanella
Përdorej në të kaluarën si një substancë për të nxitur epshin.

3. Trangujt e detit. Në Kinë, këto krijesa detare plot me vitamina dhe minerale janë shumë popullore për më shumë dëshirë dhe kënaqësi seksuale.

2. Xhenseni
Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj. Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.

1. Dashuria
Megjithatë afrodiziaku numër një është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift nevojitet dhe imagjinata.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje