Ushtria duhet të formohet këtë vit

Ushtria duhet të formohet këtë vit

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që në këtë përvjetor jubilar të shpalljes së pavarësisë ta përshpejtojnë procesin e transformimit të FSK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kastrati ka deklaruar se institucionet e Kosovës, së bashku me NATO-n dhe palët e tjera, duhet të ulen dhe ta hartojnë një strategji e cila parasheh formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është bërë nevojë e kohës.

Ish-komandanti i FSK-së ka theksuar se me formimin e Forcave të Armatosura, me rinimin e Policisë së Kosovës dhe me profesionalizimin e mëtejshëm të inteligjencës, sfidat në fushën e sigurisë do të jenë shumë më të lehta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje