Ushtria siriane pushton fshatrat e forcave të mbështetura nga ShBA-ja

Ushtria siriane pushton fshatrat e forcave të mbështetura nga ShBA-ja

Ushtria siriane ka thënë se ka pushtuar disa fshatra nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, afër kufirit me Irakun.

Televizioni shtetëror ka bërë me dije se më 29 prill se fshatrat kanë qenë pjesë e territorit që milicia kurde ka pushtuar nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS) në provincën Deir Zor.

Ushtria siriane është përleshur rrallë me Njësitet kurde për Mbrojtjen e Popullit, e cila ka qenë pjesë e aleancës së Forcave Demokratike Siriane, gjatë fushatës kundër IS-it.

Gjatë asaj kohe forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad janë fokusuar në rikthimin e kontrollit të militantëve në perëndim të lumit Eufrat, duke qëndruar larg territorit të lindje të lumit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje