Ushtrimet aerobike janë po aq të mira për trurin sa janë edhe...

Ushtrimet aerobike janë po aq të mira për trurin sa janë edhe për zemrën

Dëshironi një mënyrë natyrale për ta rritur disponimin, përmirësuar kujtesën dhe për ta mbrojtur trurin nga sëmundjet që ndërlidhen me moshën?

Atëherë, lëvizni.

Një numër i madh i hulumtimeve, duke përfshirë edhe disa studime të këtij viti, sugjerojnë se çdo lloj i ushtrimeve fizike që jua rrit pulsin e zemrës dhe ju nxitë të lëvizni dhe djersiteni për një periudhë të konsiderueshme kohore – pra ushtrimet aerobike – kanë ndikime të mëdha në trurin e njeriut.

Ushtrimet aerobike, sipas shkencëtarëve, janë të mira për trurin po aq sa janë të mira për zemrën.

Ndonëse disa prej përfitimeve të ushtrimeve fizike mund të jenë të menjëhershme – si rritja e disponimit – tjerat – si përmirësimi i kujtesës – marrin disa javë kohë për t’i vërejtur.

Kjo do të thotë se lloji më i mirë i fitnesit për mendjen tuaj është çdo lloj i ushtrimeve aerobike që mund ta bëni rregullisht dhe vazhdimisht për të paktën 45 minuta një sesion.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje