Ushtrimet fizike e rrisin materien gri dhe atë të bardhë të trurit...

Ushtrimet fizike e rrisin materien gri dhe atë të bardhë të trurit – dhe ju mbrojnë nga Alzheimer

Nëse jeni fizikisht në formë dhe të fortë sot, kjo nënkupton se keni shanse të mëdha që të jeni me shëndet të mirë dhe të fortë mendor edhe në vitet e ardhshme.

Kjo teori është ndërtuar nga një studim i ri, i cili ka zbuluar se nivelet e vogla të aktivitetit fizik ndërlidhen me dëmtim më të shpejtë të nervave në tru – pra mungesa e aktivitetit fizik e shpejton ngadalësimin e aftësive njohëse, dhe i rritë shanset për demencë, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim e mbështetë hipotezën se “mendja e shëndoshë qëndron në trup të shëndoshë”.

Aktiviteti fizik e rritë materien e bardhë të trurit

Raporti, i publikuar në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disesase’, ka analizuar një lloj të indit të trurit që quhet materia e bardhë, dhe që përdoret për të dërguar mesazhe përgjatë trurit.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin konstatuar se pjesëmarrësit e studimit me fitnes më të mirë kardiovaskular kanë materie më të fortë të bardhë, gjë e cila ndërlidhet edhe me funksion të mirë të trurit.

Ushtrimet fizike e rrisin edhe materien gri të trurit

Truri përmban edhe një lloj tjetër të indit që quhet materia gri, dhe që është përgjegjëse për lëvizjen e muskujve, shqisat, mendimet, emocionet, kujtesën… thuajse përgjegjëse për çdo gjë.

Një studim tjetër ka gjetur një lidhje mes niveleve të larta të lëvizjes së muskujve – qoftë edhe aktivitetet si pastrimi i shtëpisë, shëtitja e qenit apo kopshtaria – me nivelet e larta të materies gri në tru.

Aq më shumë materie gri që keni, aq më të mirë e keni funksionin e aftësive njohëse.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje