Vaj dhe pluhur kanabisi në shtëpinë e biznesmenit nga Vlora

Vaj dhe pluhur kanabisi në shtëpinë e biznesmenit nga Vlora

Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë bashkëpunuar këtë të mërkurë për të vënë në pranga një biznesmen të cilit i janë gjetur në banesë një sasi e konsiderueshme vaj kanabisi dhe pluhuri “çokollate” (kanabisi).

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Vlorës, kontrolli është kryer në shtëpinë e shtetasit Shanin Zanaj, në lagjen 24 maji të qytetit. Një tjetër kontroll është ushtruar gjithashtu edhe në bar restorantin e biznesmenit në Rradhimë, por atje nuk është gjetur drogë.

Pritet që të kryhen veprimet e tjera hetimore dhe arrestimi i vetë biznesmenit.

Njoftimi i prokurorise

Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.

Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme. Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje