Vazhdojn kërkimet për zhdukjen e Donjeta Avdijajt

Vazhdojn kërkimet për zhdukjen e Donjeta Avdijajt

Donjeta Avdijaj (18 vjeçe) është raportuar e zhdukur të premten rreth orës 11 e 30, në Pejë.

Policia nga rajoni i Pejës, ka njoftuar se rasti është lajmëruar nga babai i Donjetës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e saj.

“Me datë 03.03.2018 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia (02.03.2018) dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Raportohet se më datë 2 mars rreth orës 11 e 30 viktima ka dal nga shtëpia për të shkuar për në qytet dhe prej asaj kohe më nuk është kthyer. Rasti po hetohet intensivisht”, ka njoftuar PK-ja.

Ndërkaq, siç njoftojnë familjarët, Donjeta ishte nisur për të ndjekur kursin e gjuhës gjermane, dhe që nga dita e premte (dje), më nuk është lajmëruar.

Sipas familjarëve, Donjeta kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Familja Avdijaj, apelon të të gjithë qytetarët, nëse kanë ndonjë informatë të lajmërohen në numrin e telefonit: 049-758-266.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje