Vdekja e ish Zonjës së Parë, flamuri i Shtëpisë së Bardhë në...

Vdekja e ish Zonjës së Parë, flamuri i Shtëpisë së Bardhë në gjysmë shtizë

Flamuri amerikan në Shtëpinë e Bardhë, është hedhur në gjysëm shtizë, me rastin e vdekjes së ish-Zonjës së parë të SHBA-së, Barbara Bush.

Barbara Bush, ishte Zonja e Parë e SHBA-ve dhe aktivistja e letërsisë.  Ajo ndërroi jetë sot, në moshën 92 vjeçare.

Ish-zonja e parë ishte figura matriarkale e një dinastie politike që përfshinte dy presidentë, bashkëshortin e saj George HW Bush dhe të birin George W. Bush, njofton Klan Kosova.

Ajo ishte Zonjë e parë që nga 1989 deri më 1993, por ishte ishe e sëmurë për një kohë dhe kishte refuzuar tretmanet mjekësore të mëtutjeshme.

Ngushëllimet dhe homazhe për të kanë vërshuar nga gjithë akterët politikë në SHBA.

Bashkëshorti i saj, 93 vjeçar, është presidenti amerikan që ka jetuar më së gjati.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje