Vdes ish-kryetari shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri

Vdes ish-kryetari shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri

Në moshën 79-vjeçare është ndarë nga jeta profesori Hajzer Krasniqi, ish-kryetar i Komunës dhe drejtuesi shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri.

Krasniqi punoi kohë të gjatë si mësimdhënës. Gjatë kohës së aksionit të madh të pajtimit të gjaqeve që udhëhiqej nga profesori Anton Çeta, Hajzer Krasniqi ishte kryetar i Këshillit të pajtimit të gjaqeve në Vushtrri.

Si përkrahës i madh i Lëvizjes politike të shqiptarëve të Kosovës që po lindte në fund të vitit 1989, dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Presdentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në atë kohë, që nga 17 janar 1990 ishte bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, si dega e parë e kësaj partie e themeluar në Kosovë. Për disa mandate, Krasniqi ishte edhe anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së dhe drejtues shumëvjeçar i degës në Vushtrri.

Për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2001 ishte kryetar i Komunës i zgjedhur nga Kuvendi Komunal, detyrë të cilën detyrohet që ta lerë shumë shpejtë për shkaqe shëndetësore.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje