Vedati i Stupcave dhuron gjak! Ka një mesazh për të gjithë

Vedati i Stupcave dhuron gjak! Ka një mesazh për të gjithë

Vedat Bajrami apo siç njihet për rolet e tij të shumta e sidomos tek Stupcat, është njëri ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku.

Ai tashmë ka krijuar një karrierë të bujshme profesionale, madje jemi duke e parë edhe në videoklipe të ndryshme dhe si këngëtar. Së fundmi, me anë të një fotografie që ka publikuar në Instagram, ai përçon një mesazh të madh gjersa dhuron gjak.

“O po mir oj naneee ,jepni gjak se po ta thejke qokolada e langje
Dhuro gjak,shpëto jetë
Transfuzioni i Gjakut Prishtinë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Vedati sapo ka lansuar projektin e tij të ri në rolin e Likit “Power”, në bashkëpunim me Lumi B.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje