Veliaj: Kemi mbjellë më shumë se 100 mijë pemë në Tiranë

Veliaj: Kemi mbjellë më shumë se 100 mijë pemë në Tiranë

Bashkia e Tiranës deklaron se ka mbjellë deri më sot 108.328 pemë në kryeqytet

I pranishëm në mbjelljen e pemëve të reja në liqenin e Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se për shkak të interesit të lartë dhe numrit të qytetarëve dhe të kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, aksioni për mbjelljen do të vijojë dhe për një muaj tjetër.

“Sot më informuan që kemi edhe 145 subjekte që ende nuk e kanë bërë donacionin e tyre. Duke parë motin, edhe faktin që ka ende shira dhe është ende freskët, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la për ditën e fundit të mbjellë pemët e veta. Për të gjithë ata që janë mërzitur nga fushata duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill, që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai deklaroi se ky aksion qytetar tregoi se gjithçka mund të arrihet përmes energjisë pozitive dhe me vepra konkrete.

“Ia dolëm, bravo ju qoftë! Unë besoj që për çdo njeri që thotë ky vend s’bëhet, Shqipëria s’bëhet, Tirana s’bëhet, s’bëhen këta njerëz, ka një mijë të tjerë për çdo një prej këtyre cinikëve që thonë: Po, bëhet, por duhet t’ia fillojmë sot, tani, të gjithë bashkë, me energji pozitive dhe me vepra konkrete. Së pari, dua ta falenderoj të gjithë fëmijët e Tiranës sepse ata janë njerëzit më idealistë, e duan qytetin pa hile, pa interes. Shumë prej tyre kanë festuar ditëlindjet duke mbjellë një pemë, shumë prej tyre kanë ardhur e kanë sjellë prindërit nga qytete të tjera”, tha Velliaj.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/veliaj-kemi-mbjelle-me-shume-se-100-mije-peme-ne-tirane-514907/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje