Vendos Gjykata Kushtetuese, Dardana nuk shkon në zgjedhje

Vendos Gjykata Kushtetuese, Dardana nuk shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), konkretisht të ish-kandidatit të kësaj partie për kryetar të Dardanës, Shaip Surdullit, që kjo komunë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kësisoj, kryetari i Dardanës, Qëndron Kastrati do të vazhdojë të qeverisë me këtë komunë deri në fund të mandatit. Në ankesën e parashtruar nga dega e LDK-së në Dardanë thuhej se Kastrati është zgjedhur kundërligjshëm në krye të kësaj komune. “Gjykata konstatoi se PZAP-i kishte hedhur poshtë ankesën e parashtruesit për arsye procedurale dhe nuk i ka shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të saktësuara në ankesën e tij pranë PZAP-it, pasi PZAP-i kishte hedhur poshtë ankesën si të paafatshme. Si rrjedhojë, Gjykata përfundoi se parashtruesi fare nuk ka saktësuar se cilat të drejta dhe liri themelore të tij të mbrojtura me Kushtetutë janë shkelur, si rrjedhojë e vendimit të lartcekur të PZAP-it ashtu siç përcaktohet me nenin 48 të ligjit dhe, për më tepër, nuk ka mbështetur pretendimet e tij se si procedura para PZAP-it ka qenë e padrejtë apo arbitrare. Prandaj, Gjykata deklaroi kërkesën e parashtruesit të papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese”, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje