Veseli inicon Draft Ligjin që synon mbrojtjen institucionale të luftës

Veseli inicon Draft Ligjin që synon mbrojtjen institucionale të luftës

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka iniciuar Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Veseli ka treguar se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës, si dhe nisjen e muzeut të luftës së popullit.

“Në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot inicova Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje