Veseli përkujton martirët e Poklekut dhe Çikatovës

Veseli përkujton martirët e Poklekut dhe Çikatovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nderuar martirët e rënë në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës në komunën e Drenasit.

Ai ka thënë se vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë.

“Në Poklek dhe Çikatovë për t’i nderuar martirët e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje