Veseli përplaset verbalisht me homologen serbe për arrestimin e Gjuriqit

Veseli përplaset verbalisht me homologen serbe për arrestimin e Gjuriqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, janë përplasur verbalisht në Lubjanë të Sllovenisë për rastin e arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqit, i cili kishte hyr ilegalisht në Kosovë.

Gojkoviqi ka shfrytëzuar fjalën e saj në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ku ishin të pranishëm kryeparlamentarë të vendeve të rajonit, për t’u ankuar se Kosova e ka arrestuar zyrtarin e lartë serbë.

“Dialogu me Prishtinë po vazhdon tash e pesë vjet, por më duhet të theksoj se ndodhi një incident i rëndë, ku është arrestuar njëri nga pjesëmarrësit e dialogut, Marko Gjuriq”, ka thënë ajo duke u munduar ta paraqes rastin e Gjuriqit si veprim të parregullt nga ana e institucioneve kosovare.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Veselit, i cili ka thënë se Gjuriqi është dëbuar nga Kosova pasi është futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale.

“Për rastin e Gjuriqit, të cilin e përmendën kolegët nga Serbia, neve na vjen keq. Shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodh më, por Kosova është shtet i pavarur, andaj duhet respektuar ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Z. Gjuriq si zyrtar i lartë i Serbisë, ka qenë disa herë në Kosovë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë sa herë që të dojë, por duhet të respektojë institucionet, pra të marrë leje për të hyrë në Kosovë. Pra në rastin në fjalë ai erdhi në Kosovë në mënyrë ilegale, nuk respektoi autoritetet shtetërore, bëri përpjekje për të krijuar kriza që kanë qenë të panevojshme, andaj ai nuk është arrestuar, por është dëbuar nga shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje