Veseli takon presidentin e Sllovenisë

Veseli takon presidentin e Sllovenisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Pas këtij takimi, nuk ka pasur deklarata për media.

Në ndërkohë, Presidenti slloven do t’iu adresohet deputetëve në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.

Pahor një ditë më parë pas takimit që pati me homologun e tij, Hashim Thaçi, tha se Kosova duhet ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kreu i shtetit slloven sot do të takojë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. As në këtë takim nuk do të ketë deklarime për media.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje