Vetëvendosje do të shuhet për 13 ditë, nëse vazhdon ky trend i...

Vetëvendosje do të shuhet për 13 ditë, nëse vazhdon ky trend i debateve!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Petrit Zogaj konsideron se Vetëvendosje do të bie në pikën zero nëse vazhdon edhe më tutje me trendin e debateve dhe shantazheve publike ndaj figurave të saj.

Ai shprehet i habitur edhe me menaxhmentin e VV-së, i cili sipas tij po e toleron një rrëmuj të madhe dhe shkarje brenda vetës.

“Per 13 vite radhazi, LVV u rrite perballe nje pushteti, qe sic preferojne ta quajne ata ‘ishte regjim shtypes’, nese vazhdon ky trendi i debateve dhe shantazheve publike ndaj figurave te saj, per 13 dite, kjo parti do te filloj nga zeroja.
E cuditshme se si eshte e mundur qe menaxhmenti i ketij subjekti politik eshte duke e toleru gjithe kete rremuj dhe kete shkarje te madhe brenda vetes duke mos bere asgje”, ka thënë Zogaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjtin shoqëror Facebook.
Përplasjet në Vetëvendosje, kanë nisur pas disa publikimit të një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të VV-së, në të cilën shihet të jetë fyer ish-lideri i VV-së Albin Kurti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje