Vidhen mijëra euro stoli ari në Pejë

Vidhen mijëra euro stoli ari në Pejë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 19 në Pejë.

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur para, stoli ari dhe një pushkë gjuetie.

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij stoli ari në vlerë 3 mijë e 500 euro, 2 mijë euro para të gatshme dhe një pushkë gjuetie me leje.

Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje