Vit rekord për futbollin spanjoll: Të ardhurat e La Ligas rriten për...

Vit rekord për futbollin spanjoll: Të ardhurat e La Ligas rriten për gjysmë miliard euro

Liga Spanjolle e Futbollit (La Liga) regjistroi të ardhurat prej 3.6 miliardë eurove vitin e kaluar.

Të ardhurat totale të klubeve të ligave të para dhe të dyta arritën në 3.6 miliard euro, që është 495 milionë euro më shumë se sezoni i kaluar.

“Ky është sezoni më i mirë në aspektin e rezultateve financiare ndërsa fitimi prej tatimit është 234 milionë eurosh”, tha drejtori i La Ligës, Javier Gomez.

Nga 3.6 miliardë të ardhura, 1.45 miliard vijnë nga të drejtat televizive, ku paraprakisht çdo klub kishte negociuar individualisht.

Shitjet e biletave u sollën klubeve spanjolle 746 milionë euro ndërsa transferimi i lojtarëve 475 milionë euro.

Klubet gjithashtu ulën borxhin e tyre tatimor nga 650 milionë euro në vetëm 96 milionë euro.

Këtë sezon, La Liga shpreson për herë të parë që të kalojë shumën prej katër miliardë eurove në të ardhura.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje