Vlora Dumoshi pjesë e varrimit të Adem Demaçit: Qëndrove i pathyeshëm

Vlora Dumoshi pjesë e varrimit të Adem Demaçit: Qëndrove i pathyeshëm

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte e vetmja e cila sot qe pjesë e ceremonisë së varrimit të veprimtarit, Heroit të Kombit, Adem Demaçit në lagjen Velania në Prishtinë.

Këshilltarja e ish-kryeministrit Isa Mustafa, përveç se nuk mori pjesë në ceremoninë komemorative, ajo përmes llogarisë së saj në Facebook pati fjalë miradije për patriotin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, për të cilin tha se patën ideal të përbashkët në relacionin familjar.

Megjithatë ajo nuk përmendi asgjë në lidhje me subjektin partiak që ajo përfaqëson:

”Lamtumirë baca Adem!
Mbi gjysmë shekulli bashkë me ty për të njëjtin ideal!
Patem fatin si familje Dumoshi të rreshtohemi në rrugën e përbashkët për lirin e vendit.
Qëndrove i pathyeshëm u përballe me shumë stuhi që e përcollën kombin tonë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
VD”

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje