VMRO-ja kthehet në Kuvend

VMRO-ja kthehet në Kuvend

Grupi parlamentar opozitar VMRO-DPMNE ka vendosur ta ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, por këtë ajo e ka kushtëzuar me disa kërkesa politike, para se gjithash me vendosjen në rend ditë si pikë e parë të Kuvendit, votëbesimin e Qeverisë.

“Hapi i parë i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së do të jetë nisma për votimin e mosbesimit të Qeverisë, pasi nga ajo që kemi parë deri më tani bëhet fjalë për Qeveri me humbje të kredibilitetit, Qeveri e cila nuk punon për qytetarët dhe që po e fut vendin në humnerë. Deputetët e VMRO-së në detaje do të argumentojnë këtë qëndrim lidhur me Qeverinë arrogante dhe anti-shtetërore që duhet të shkojë sa më parë. Sa më shpejt aq më mirë për shtetin. Kjo Qeveri do të mbetet në kujtesë si Qeveria më e paaftë që nga pavarësia e Maqedonisë”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka thënë se vendimi për kthimin në Kuvend ka për qëllim edhe parandalimin e ligjeve të dëmshme për qytetarët.

Kjo parti që nga formimi i Qeverisë së re para një viti ka nisur bojkotin në shenjë pakënaqësie ndaj formimit të Qeverisë nga LSDM-ja, ajo është kthyer në Kuvend vetëm në raste të caktuar, kur ka qenë në rend ditë Ligji për gjuhën shqipe.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje