Vonesa në emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Faji te presidenti apo te...

Vonesa në emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Faji te presidenti apo te partitë politike?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vonuar në emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së dhe kështu ky institucion tashmë është pa mandat.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se emrat e partive politike janë bllokuar në Presidencë.

“I gjithë problemi qëndron të koalicioni PAN, të partive në pushtet”, kanë thënë burimet.

Sipas burimeve PAN-i po kërkon tre anëtarë, 1 PDK, 1 AAK dhe 1 Nisma.

Sipas Kushtetutës përbërja e KQZ-së duhet ta reflektojë rezultatin zgjedhjeve, pra në bazë të fuqisë që kanë grupet parlamentare në Kuvend.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lëviza “Vetëvendosje” duhet t’i ketë dy përfaqësues në KQZ.

Nga dy përfaqësues duhet t’i kenë edhe LDK-ja dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), kurse pakicat do t’i kenë 4 përfaqësues.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje