Vrasja e Ivanov, Basha: Atentat ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Vrasja e Ivanov, Basha: Atentat ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Lulzim Basha ka dënuar ashpër vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Kryetari i PD, e cilësoi vrasjen si një akt të pastër kriminal që synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje