Vrasja e Ivanoviqit po hetohet nga Prokuroria Speciale

Vrasja e Ivanoviqit po hetohet nga Prokuroria Speciale

Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq tashmë ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqiri Syla, ka konfirmuar për “lajmi.net” se tashmë prokurorët specialë do të merren me këtë rast.

Ai ka thënë se kjo është bërë pikërisht me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Po, ne kemi kërkuar që ky rast të trajtohet nga Prokuroria Speciale”, ka thënë shkurt Syla.

Në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ditë më parë ishin arrestuar dy policë, por që të njëjtit më vonë ishin liruar.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar në afërsi të zyrave të partisë që drejtonte.

Ivanoviqi ishte një politikan shumë i kritikuar nga Vuçiqi, dhe kishte probleme me Listën Serbe sidomos në zgjedhjet lokale që u mbajtën vitin e kaluar.

Pak kohë para se të vritej, Ivanoviqit i ishte djegur edhe vetura.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje