Vrau e copëtoi shokun e ngushtë, zbulohet mesazhi që zbardhi krimin monstruoz

Vrau e copëtoi shokun e ngushtë, zbulohet mesazhi që zbardhi krimin monstruoz

Janë zbardhur detaje të rënda në lidhje me krimin makabër të ndodhur në Fier.

Pak ditë më parë u zbulua se Albert Zekaj vrau dhe copëtoi trupin e shokut të ngushtë, Kreshnik Beqirajt, me të cilin jetonte që prej disa vitesh.

Burime pranë grupit hetimor thonë se sherri fillimisht ka nisur për qiranë e banesës.

Albert Zekaj ishte i papunë dhe ai mbahej me të hollat e viktimës, i cili paguante edhe qiranë e banesës ku jetonin, shkruan Panorama.

Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur në një burg të Zvicrës. Pas sherrit për qiranë e shtëpisë, Albert Zekaj e qëlloi viktimën në kokë me çekiç, duke e lënë të vdekur.

Sipas dëshmisë së Zekajt para hetuesve, ai ka mbajtur trupin të fshehur në shtëpi.

Sipas hetimeve, në telefonin e viktimës ka pasur shumë thirrje telefonike dhe teksa ka fshirë numrat, Zekaj ka kontrolluar edhe SMS-të e Beqirajt.

Ai ka gjetur një SMS të dërguar nga Beqiraj drejt një numri tjetër, ku ai i thoshte se nëse Zekaj nuk do të largohej nga banesa deri më datë 30 qershor 2017, atëherë do të njoftonte Policinë.

Kjo e ka acaruar më shumë autorin e krimit, i cili më pas ka vendosur të hakmerret edhe me kufomën, duke e copëtuar atë dhe hedhur në fshatin Daullas.

Më pas, sipas dëshmisë së Zekajt, ai ka shitur telefonin e viktimës në treg të zi. Zekaj ka treguar para hetuesve se Beqiraj e përfliste te të afërmit dhe kishte krijuar bindjen se po shfrytëzohej nga ai duke përfituar.

Ai jetonte për më shumë se dy vjet në një shtëpi me viktimën dhe nuk kishte siguruar një punë që i jepte të ardhura. Shpenzimet më së shumti hiqeshin nga viktima.

Para hetuesve Zekaj ka shfaqur pendesë, por nga natyra e krimit, pozitat e tij nuk mund të lehtësohen. /albeu.com/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje