Vuçiq: Referendum për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq: Referendum për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se aktualisht nuk ka asnjë propozim për një zgjidhje të përhershme “të problemit të Kosovës”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se do të shkonte te njerëzit kur të kishte diçka për ta ofruar.

“Çfarëdo që bëjmë, duhet të shkojmë në referendum. Çfarëdo që ndryshojmë dhe në çfarëdo mënyre, çfarëdo ndryshimi kushtetues që duhet të bëjmë, duhet të shkojmë në një referendum”, tha Vuçiq për mediat në Zemun, përcjell ksp.

Vuçiq tha se po përpiqet çdo ditë për të fituar diçka më të mirë dhe më shumë se ç’ishte më parë.

“Në nivelin ditor, po përpiqemi të mbajmë diçka dhe të kemi diçka nga Kosova. Gjithkush që më kritikon çdo ditë e di se sa kam të drejtë”, tha Vuçiq dhe u kërkoi kundërshtarëve politikë që të mos e gënjejnë veten, as atë dhe as popullin për zgjidhjen e mundshme për Kosovën.

Ai tha se nuk i bie ndërmend të thërrasë një referendum “nëse nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo që kanë sot”.

“Do të jetë shumë e vështirë rreth Kosovës. Më mirë është të arrihet një marrëveshje sesa mos të arrihet”, tha ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje