WBA 2-2 Liverpool: Notat e lojtarëve, Lovren më i dobëti

WBA 2-2 Liverpool: Notat e lojtarëve, Lovren më i dobëti

Liverpool ka barazuar në kuadër të xhiros së 35 të Ligës Premier.

The Reds në minutat e fundit nuk arritën të mbajnë rezultatin pozitiv kundër skuadrës së West Bromwich Albionit duke barazuar me rezultat prej 2-2.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve, ku lojtari më i mirë në fushë ishte në radhët e ekipit vendas.

Rondon, Karius dhe Lovren (Getty Images)

Salomon Rondon realizoi golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes dhe angazhimi gjatë gjithë ndeshjes u shpërblye me notën më të lartë, 8.2.

Më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili mori notën 5.6, ndërsa pas ndeshjes ishte i pakënaqur me kroatin edhe trajneri Jurgen Klopp.

Ndryshe, Liverpool mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 71 pikë ndërsa WBA zë vendin fundit me 25 sosh.

WBA

Liverpool

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje