Xhafer Gashi bën homazhe pranë komplekseve memoriale në Obiliq

Xhafer Gashi bën homazhe pranë komplekseve memoriale në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe pranë komplekseve memoriale të të gjithë dëshmorëve të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

I shoqëruar nga nënkryetari, kryesuesi, përfaqësuesit e SHDL, ekzekutivi, asambleistët, familjarët e qytetarët e shumtë, Gashi, nderoi të rënët për Liri, duke kujtuar me krenari e rikujtuar obligimin ndaj tyre në shtetëndertimin tonë.

“Homazhet pranë komplekseve memoriale të të gjithë dëshmorëve të komunës tonë, nisen aktivitetin e ” Ditës së Dëshmorëve”, sot me 5 Maj, ku e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e trojet shqiptare, përkujtojnë me krenari të gjithë Dëshmorët që dhanë jetën për Liri. I shoqëruar nga nënkryetari, kryesuesi, përfaqësuesit e SHDL, ekzekutivi, asambleistët, familjarët e qytetarët e shumtë, kryetari i komunës Xhafer Gashi, nderoi të rënët për Liri, duke kujtuar me krenari e rikujtuar obligimin tonë ndaj tyre në shtetëndertimin tonë. Akademia Përkujtimore mblodhi qytetarët e shumtë, të cilët në emër të kryetarit Xhafer Gashi, nën udhëheqjen e të cilit po mbahet akademia, i përshëndeti nënkryetari i komunës Ajet Berisha, i cili mes tjerash citoi: ” Sot, shumë vite më pas, akti i tyre na shtynë të besojmë se njerëzit e ndershëm, bashkimin e tyre nuk e kanë një opsion ndër shumë opsione të tjera, por e kanë të vetmin qëllim për të ndërtuar shpresën për të ardhmen e vendit”.

Meqenëse 5 Maji është Dita e Dëshmorëve, të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i SHDL e njëherësh babai i dëshmorit Ferit Curri, – Esat Curri, i njohur për ne si Baca Esat. Nën tingujt muzikor me Ansamblin Vokal “ATTAKA”, drejtuar nga prof.Dritëro Kelmendi, u soll historia jonë e lavdishme, jeta dhe vepra e secilit që sot bëri realitet ëndrrën për Liri. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, thuhet në profilin zyrtar në Facebook të Xhafer Gashit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje