Xhaferi optimist se do të zhbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

Xhaferi optimist se do të zhbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret që në ditët në vijim të arrihet një zgjidhje për 35 mijë amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të propozuara nga OBRM-PDUKM-ja.

Në takimin e sotëm me gazetarë, Xhaferi tha se është në komunikim me grupet parlamentare, përfshi atë të OBRM-PDUKM-së, dhe mendon se një zgjidhje është afër.

Sipas tij, qëllimi kryesor është zhbllokimi i Kuvendit, për të cilën thotë se nuk do të lejojë bllokimin.

Xhaferi thotë se debati i mundshëm për amandamentet do të thotë bllokim të Kuvendit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje