Zeka kërkon të bëhen publike shpenzimet për festimin e Pavarësisë

Zeka kërkon të bëhen publike shpenzimet për festimin e Pavarësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.

Sipas tij, në këto raste më së shumti vidhet.  Zeka ka kritikuar mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, ai ka kritikuar edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.

Deputeti Zeka në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje