Zemaj: Kuvendi i Kosovës nuk mund të funksionojë me këtë brishtësi institucionale

Zemaj: Kuvendi i Kosovës nuk mund të funksionojë me këtë brishtësi institucionale

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se janë grumbulluar shumë pika të rendit të ditës dhe kjo me fajin siç tha “të kësaj mazhorance minore e cila është duke e prishur raportin kushtetues në mes Kuvendit dhe Qeverisë”.

Zemaj tha se ikja e kryeministrit Ramush Haradinaj nga përgjegjësia për të raportuar në Kuvend, po ndikon edhe në caktimin e seancave të reja parlamentare.

Ai shprehu shqetësimin për mungesën e qeverisë në seancat e Kuvendit, grumbullimin e pikave të rendit të ditës dhe mungesën e deputetëve të pozitës në senaca.

Sipas tij, kjo tregon brishtësinë institucionale dhe me këtë logjikë është e pamundur të funksionojë kuvendi i Kosovës.

Zemaj duke folur për seancën e 17 majit tha se LDK sot ka futur në procedurë të rregullt tri projektligje, atë për tatimin në të ardhurat personale, plotësim  ndryshimin për të ardhurat e korporatave, Projektligjin për vlerën e shtuar, si dhe formimin e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje