Zidane ka vetëm një dilemë për fazën e sulmit kundër Bayernit

Zidane ka vetëm një dilemë për fazën e sulmit kundër Bayernit

Bayern Munich dhe Real Madrid do të takohen gjatë fundjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajnerët e të dyja skaudrave, Zinedine Zidane i madrilenëve dhe Jupp Heynckes i gjermanëve, tashmë kanë pothuajse gati formacionet startuese.

Gjermani ka deklaruar se nuk do t’i ketë në dispozicion për takimin e parë gjysmëfinal Arturo Vidalin dhe Manuel Neuerin.

Real Madrid (Getty Images)

Në anën tjetër, francezi është në dilemë të madhe se me kë të startojë në fazën e sulmit përkrah Cristiano Ronaldos.

Ajo që raportohet është se strategu i spanjollëve ka vendosur të luajë me formacionin 4-4-2, i cili kohët e fundit po tregohet i suksesshëm.

E vetmja dilemë e Zidanes është nëse do të fillojë me të preferuarin e tij, Karim Benzeman apo njërin prej lojtarëve – Marco Asensio ose Lucas Vazquezin.

Theksojmë se takimin pritet të startojë të mërkurën (25 prill) në ora 20:45 në stadiumin gjerman të Allianz Arenës.

Portier: Navas
Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo
Mesfushorë: Casemiro, Modric, Kross, Isco
Sulmues: Ronaldo (Benzema, Vazquez ose Asensio).

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje