Zvicra nuk i pranon paratë e shqiptarëve për shqiponjat

Zvicra nuk i pranon paratë e shqiptarëve për shqiponjat

Zvicra nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane që bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë në Botëror.

Rilind Reka, një nga nismëtarët e mbledhjes së parave për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit, ka treguar në Facebook se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë.

“Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.

Në fotografitë e postuara, Reka ka zbuluar se po mendon që këto para të grumbulluara të dorëzohen për blerjen e rekuizitave të futbollit për shkollat fillore në zonat rurale të Kosovës. Për këtë ai ka marrë përkrahjen e zviceranëve që i kanë premtuar se do ta ndajnë në Facebook këtë veprim sapo ai të realizohet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje