Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

I bëri kampion me shumë rekorde në Ligën Premier.

Pep Guardiola ka vazhduar kontratën me kampionët e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me kampionët e Anglisë edhe për dy vite të tjera.

Kontrata e teknikut spanjoll përfundonte në verën e vitit 2019 por me të rejën ai do të jetë pjesë e Cityt deri më 2021.

De Bruyne – Guardiola (Getty Images)

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka bërë publik faqja zyrtare e Cityt në Twitter.

Synimi i Guardiolas është ta fitoj Ligën e Kampionëve brenda tri viteve të ardhshme.

Guardiola e bëri kampion Cityn në Angli me rekord të pikëve 100 pikë dhe me 106 gola të shënuar skuadra e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje