Zyrtare: Ibrahimovic largohet prej Manchester Unitedit

Zyrtare: Ibrahimovic largohet prej Manchester Unitedit

Zlatan Ibrahimovic më nuk është pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit.

Kështu së paku ka njoftuar skuadra angleze përmes një mesazhi të shkurtër në ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Manchester United konfirmon se ka rënë dakord për përfundimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovicit me efekt të menjëhershëm. Të gjithë në klub e falënderojnë Zlatanin për kontributin në ekip dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Ibrahimovic u penalizua nga lëndimi i gjurit që e la jashtë fushave për gjashtë muaj (Getty Images)

Gjithashtu edhe lojtari ka konfirmuar largimin prej Unitedit pas dy vjet qëndrimi në skuadrën e Ligës Premier.

“Gjërave të mëdha u ka ardhur fundi dhe është koha për të lëvizur pas dy sezoneve fantastike me Manchester Unitedin. Falënderoj klubin, tifozët, ekipin, trajnerin, stafin dhe të gjithë ata që ndanë me mua këtë pjesë të historisë sime”, ka shkruar Ibra në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se futbollisti kishte kontratë deri më 30 qershor të këtij viti me Unitedin ndërsa 36-vjeçari iu bashkua ekipit në vitin 2016 nga PSG-ja.

Kujtojmë se prej arritjes në Old Trafford, ish-reprezentuesi kishte luajtur në 53 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje