Zyrtarët e PDK-së shëtiten në natyrë

Zyrtarët e PDK-së shëtiten në natyrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shfrytëzuar fundjavën për të bërë një shëtitje nëpër natyrë.

Veseli, në këtë shëtitje, ka qenë i shoqëruar nga deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, dhe ish-ministri i Ambientit, Ferat Shala, i cili edhe i ka bërë publike disa fotografi në Facebook.

“Me miqtë e mi, Kadri Veseli dhe Elmi Reçica”, ka shkruar Shala në postimin e tij.

Fundjavën në natyrë e ka kaluar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, bashkë me familjen e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje