Zyrtari i VV-së: Këtë post të lartë ministror ma ofroi Hashim Thaçi...

Zyrtari i VV-së: Këtë post të lartë ministror ma ofroi Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi

Ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Driton Tali ka thënë se më 2010 PDK ia kishte ofruar postin e ministrit.

Ai në një shënim në Facebook ka njoftuar se ishte Hajredin Kuçi, ai i cili në emër të Hashim Thaçit i kishte ofruar post të lartë publik, vetëm e vetëm që të jetë pjesë e PDK-së.

Tali ka theksuar se ai e ka refuzuar ofertën e Thaçit, dhe atë dy herë rradhazi.

Shënimi i plotë:

Edhe mua me ofruan post PDK por natyrisht refuzova

Kur z Fatmir Sejdiu e terhoqi LDK nga koalicioni me PDK’en (tetor 2010), e qe ato dite shume keq e perjetuan disa nga PDK ne Kuvend, te cilet ofshonin me “uh komunistit t’Tites nuk i zihet bese bre” (ne aludim te asaj qe z Fatmir Sejdiu nje kohe ishte sekretar i LKJ ne Universitetin e Prishtines), z Hajredin Kuci m’u ofrua me nje oferte te majme per t’iu bashkuar PDK’es.

Fjalet e tij ishin: shefi (H.TH) po don me te pas ne PDK, fol cka po don? Cilin post ministror?

Edhe ate jo vetem nje here por ishin dy tentime.

Heren e pare e refuzoava me humor kurse heren e dyte e dijne ata se cka ju thash.

Vec thash t’ju tregoje disa “parimoreve” se “kur t’hish n’hor at’here luj derisa muzika t’nalet”, sic thuhet atje nga Anamorava./VI

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje