24 vjeçari nga Kosova i dyshuari kryesor për vrasjen e një zvicerani

Një 24 vjeçar nga Kosova është i dyshuari kryesor për vrasjen e një zvicerani të moshës 20 vjeçare.

Një zënkë kishte ndodhur në mesin e shtatorit në St Gallen, në rrugën Bahnhoffstrasse.

Policia e Kantonit të St Gallen, ka arritur t’i identifikojë shtatë persona që janë përfshirë në këtë zënkë, duke i arrestuar pesë nga ta.

Në mesin e të arrestuarve janë një kosovar 24-vjeçar, një zviceran 25-vjeçar, një zviceran 26-vjeçar dhe dy kosovarë 29-vjeçarë.

Po ashtu policia është në dijeni se në ngjarje janë të përfshirë edhe personat e tjerë, të një 20-vjeçari zviceran dhe një 22-vjeçari gjerman që ishin përfshirë në krim, raporton Luzerner Zeitung përcjell Klankosova.tv.

24 vjeçari nga Kosova gjendet në paraburgim aktualisht derisa të tjerët janë liruar.

Sherri dhe konfrontimi fizik kishin nisur të dielën, më 19 shtator, rreth orës 02:45 të mëngjesit.

Patrullat e policisë kishin gjetur një 20-vjeçar zviceran të plagosur rëndë.

Një tjetër 20-vjeçar zviceran dhe një 22-vjeçar gjerman ishin të plagosur lehtë.