Barcelona duhet t’i paguajë Liverpoolit edhe 42 milionë euro për Coutinho

Skuadra e Barcelonës ende i mbetet borxh edhe 42 milionë euro Liverpoolit, për mesfushorin Brazilian Coutinho, transmeton Indeksonline.

Klubet ranë dakord për transferimin e brazilianit në një shumë prej 160 milionë eurove, mirëpo Barcelona nuk e ka përfunduar të gjithë obligimin ndaj Reds deri më tani.

Megjithatë, sa i përket Griezmann dhe Demebele, katalunasit nuk kanë ndonjë borxh ndaj klubeve Atletico Madrid dhe Dortmund.