Cesari nderohet me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë”

Ambasada Italiane në Shqipëri ka organizuar një mbrëmje të veçantë nën kujdesin e  ambasadorit Fabrizio Bucci, në nder të artistit, Olen Cesari, i cili u dekorua nga Presidenti i Republikës Italiane me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë” .

Oleni është një nga violinistët më të mëdhenj botërorë si dhe interpretues absolut i cili e ka lartësuar emrin e Shqipërisë në të cilën është paraqitur.

Cesari rrjedh nga një familje artistësh, duke pasur nënën instrumentiste dhe mësuese violine në Durrës. Kontakti i parë i tij me violinën ka qenë në moshën tre vjeçare derisa dy vite më vonë ka realizuar shfaqjen e tij të parë në publik.

Cesari ka diplomuar, si asnjë artisë më parë, në moshën 14 vjeçare në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ndërsa në moshën 17 vjeçare diplomoi në Romë në Konservatorin e Shën Cecilies, duke rezultuar deri më sot, studenti më i ri në moshë i diplomuar në atë seli. Një vit më vonë ai diplomohet në Mozarteum në Salzburg.

 Olen Cesari ka interpretuar në tempujt më të mëdhenj të muzikës botërore dhe para shumë personaliteteve të njohura.