Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus me ministrin serb në kufirin Kosovë – Serbi?

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, kanë vizituar ushtarët serbë në afërsi të pikëkalimit kuftar në Jarinjë.

”Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, pyet Çitaku në Twitter.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë.

Në mëngjesin e sotëm  janë parë sërish dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovë.

Pavarësisht kësaj,  gjithçka është qetë dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.