Fifi refuzon të lahet në dush me Granitin

Fifi dhe Graniti po shihen mjaftë të afërt me njëri-tjetrin.

Ata kemi pasur rastin t’i shohim teksa flenë të kapur për dorë duke shijuar momente romance, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë ‘simpati’ Fifi ka ardhur me një deklaratë bombastike.

Ajo u shpreh se nuk ka ardhur të bëj skena dhe se për këtë arsye refuzon të lahet në dush me Granitin.

“Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme. Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam kompleks timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur këngëtarja.