Gabimi i madh i radhës i Kurtit me ‘luftën kundër krimit e kokontrabandës‘ në Veri

Sikur mos të mjaftonte përulja që i bëri Policisë së Kosovës pak javë më parë kjo Qeveri, sot vazhdoi spektaklin e saj duke u tallur edhe më rënd. Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale sot u ballafaqua përsëri me kriminelët në veri të Mitrovicës gjatë një aksioni për kapjen dhe parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprimeve tjera kriminale.

Si në asnjë vend tjetër, Policia e Kosovës ‘detyrohet’ të negocion me kriminelët. Sot në veri të Kosovës automjetet e blinduara nuk bënë punë kundër serbëve  të kriminalizuar të cilët penguan një aksion të policisë në një barnatore në Mitrovicë të Veriut, duke kundërshtuar këtë aksion ashtu si ata dijnë më së miri – duke bllokuar rrugë, ndërkohë që kësaj here, të trimëruar mbase nga veprimet e Qeverisë të para pak javëve,  tani nuk ngurruan të sulmojnë edhe me hedhje të granatave dhe mjeteve tjera vdekjeprurëse. E si rezultat, 10 zyrtar policor janë lënduar gjatë këtij aksioni.

Nuk është hera e parë që Kryeministri i vendit vë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës. Sa ishte në opozitë, në protestat të cilat ai i organizonte pikërisht për çështjet për të cilat sot i menaxhon shumë më keq se cilado Qeveri tjetër, ai nxiste protestuesit në aksione të dhunshme nga të cilat, në njërën nga protestat kishin humbur jetën dy qytetar. E numri i policëve të lënduar nuk ka qenë asnjëher i vogël, sa herë Kurti dilte në rrugë. Sot, Kurti dërgon zyrtarët policor për të kryer punën e doganës dhe për të bërë shfaqje derisa i detyron të qëndrojnë përball kriminelëve, të durojnë sharje, fyrje e kërcënim me jetë, e njëherit, përball këtyre strukturave kriminale, të jenë tërësisht të pafuqishëm për të kryer detyrat dhe përgjegjësit e tyre. Pra Policia e Kosovës sa herë ndërmerr aksion në veri, e gjen vetën të pafuqishme, të lënduar, të poshtëruar e të dërmuar përball krimineleve të asaj ane. Kjo nuk i mjafton Kurtit!

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i kryeministrit në Qeveri, udhëheqësi i Listës Serbe, Rakiq, niset për të marrë instruksionet e radhës në Beograd duke i tërhequr vërejtjen Kurtit se është mbushur kupa, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë së tij nga Beogradi, janë shfaqur pikërisht në Mitrovicë të Veriut duke krijuar barrikada dhe duke sulmuar zyrtarët policor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla tërësisht i paditur ushtron presion mbi Drejtorin e Policisë, të cilin tashmë e ka bë mburojë të çdo paraqitje dhe paaftësi të veten.

Si rezultat i veprimeve të pamatura, të pa planifikuara si duhet, pa strategji e koordinim, ka Kurti ka sjellë Kosovën në situatë kur vet Borell të reagojë, duke kërkuar që të ndërpritet aksioni të cilin e kanë vlerësuar si të njëanshëm. Aksion, për të cilin askush në asnjë vend të botës nuk do t’ia lwjontw askujt të përzihej. 

Albin Kurti e vë në rrezik jetën e secilit pjesëtar të policisë duke e dërguar në veri pa një plan e strategji të qartë ndërkohë që ai vet e ka nënshkruar marrëveshjen mbi sovranitetin e shtetit, përmes së cilës i kishte siguruar serbët e asaj ane se nuk do të shohin më pjesëtarë të Policisë së Kosovës në atë territor i cili do të mbikëqyret nga KFOR-i.

Sot, derisa  Policët e Kosovës sulmoheshin me shok-bomba, granata dore, bombola gazi dhe të shtëna me arë zjarri, kryeministri vazhdonte i qetë në mbledhjen e Qeverisë në të cilën top temë e kishte reformën në drejtësi, përkatësisht vetingun. Për çfarë reforme e vetingu po flet Albin Kurti? A e prek kjo reformë edhe Mitrovicën e Veriut Albin? Natyrisht që jo!