Islanda zgjedh parlamentin e parë evropian me shumicë femra

Islanda duket se do të bëjë histori duke u bërë vendi i parë evropian pasi që në parlamentin e saj të ardhshëm, shumica e deputetëve pritet të jenë femra.

Sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, 33 nga 63 vendet në Althingi, ose 52%, janë fituar nga gratë, përcjell Telegrafi.

Kjo do të shënonte një rritje prej nëntë vendeve nga zgjedhjet e fundit në vitin 2017.

Asnjë vend tjetër evropian nuk e ka kapërcyer pragun prej 50%, me Suedinë që i afrohet 47%, sipas të dhënave nga Unioni Ndër Parlamentar.

Ndryshe nga disa vende të tjera, Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësimin e grave në parlament, megjithëse disa parti kërkojnë që një numër minimal i kandidatëve të jenë gra.

Vendi është konsideruar prej kohësh një udhëheqës në barazinë gjinore dhe u rendit si kombi më i barabartë gjinor në botë për vitin e 12-të, në një raport të Forumit Ekonomik Botëror të publikuar në mars.

Ky vend ofron të njëjtën leje prindërore si për burrat ashtu edhe për gratë, dhe ligji i tij i parë mbi pagën e barabartë për burrat dhe gratë daton në vitin 1961.

Ai ishte gjithashtu vendi i parë në botë që zgjodhi një presidente femër në vitin 1980.